Pacquiao i përgjigjet Mayweatherit: Unë luftoj me boksierë të vërtetë, jo me amatorë - Gazeta Express
string(82) "pacquiao-i-pergjigjet-mayweatherit-une-luftoj-me-boksiere-te-vertete-jo-me-amatore"

Sporte tjera

Gazeta Express

27/06/2021 16:41

Pacquiao i përgjigjet Mayweatherit: Unë luftoj me boksierë të vërtetë, jo me amatorë

Sporte tjera

Gazeta Express

27/06/2021 16:41

Manny Pacquiao i është përgjigjet ish-rivalit të vet, Floyd Mayweather, duke thënë se po e vazhdon karrierë për shkak të pasionit dhe jo sepse i nevojiten paratë.

Mayweather kishte thënë ditë më parë se Pacquiao nuk po i varë dorëzat në gozhdë ende, gjoja për shkak të parave, transmeton Gazeta Express.

Por veterani filipinas, 42 vjeç, i ka hedhur poshtë pretendimet e ish-rivalit duke këmbëngulur se pasioni po e mban ende në ring.

“Unë luftoj ende për shkak të pasionit. Më pëlqen t’i mposht luftëtarët e pamposhtur dhe ta përfaqësoj vendin tim duke e bërë këtë”, tha Pacquiao.

“Sikur ta bëja vetëm për para, po ta zgjidhja dike tjetër, e jo një boksier të vërtetë. Sikur të ishte për para, pse do ta zgjidhja një boksier të pamposhtur? Kjo është luftë e vërtetë jo ndaj një kundërshtari që nuk është boksier”, vazhdoi ai.

Javë më parë, Mayweather, 44 vjeç, i pensionua nga boksi profesionist në vitin 2017, vendosi të kthehej në ring për një meç tetërundesh ekzibicioni kundër Logan Paul, personalitet të famshëm të YouTube.

“Unë nuk jam si çdo luftëtar tjetër. Unë dua luftëra të mirëfillta, rivalë të mirëfilltë dhe sfida të vërteta kundër më të mirëve”, shtoi ai. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement