Paddy Pimblett arriti fitoren më të madhe të karrierës së tij duke ndalur Michael Chandler në raundin e tretë me një paraqitje dominuese në UFC 314 që u zhvillua në Miami, Florida.
Pimblett dominoi amerikanin Chandler si në goditje ashtu edhe në dyluftim trup më trup, në një fitore të qartë që u mbyll nga gjyqtari pas disa goditjeve të pandërprera në tokë.
Komentatori i UFC-së, Jon Anik, e përshëndeti 30-vjeçarin duke thënë se tani i përket “elitës”, ndërsa kjo fitore e zgjeroi serinë e tij të pamposhtur në UFC në shtatë meçe.
Pimblett, i cili pritet të futet në top 10-shen e renditjes së peshave të lehta të UFC-së, kërkoi një kundërshtar nga pesëshja më e mirë pas përfundimit të meçit, që kishte vlerësim të lartë si duel që mund të përcaktonte një sfidues për titullin.
“Kushdo nga top pesë, unë e dua titullin botëror. Qeshni sa të doni dhe thoni që s’do të renditem kurrë, që s’do futem kurrë në top 10, por çka thoni tani, ju bandë kërpudhash?” – tha Pimblett.
“Dua Dustin [Poirier], Justin [Gaethje], Charles [Oliveira] apo Arman [Tsarukyan].”