Ardi dhe Mirdoni sapo sollën për publikun e tyre të shumtë ”Pak diell” në këto ditë të ftohta.
Kështu mban titullin albumi që dyshja shumë simpatike publikuan para pak ditësh.
Albumi përmban 10 këngë, të cilat i sollën me videoklipe dhe u publikuan të gjitha njëherësh.
Brenda këtij albumi publiku do ta gjej veten te secila nga këngët, duke filluar nga ato më të ndjerat e baladat e dashurisë tek ato ritmiket që do t’ju bëjnë të kërceni.
Në album nuk mungojnë edhe këngë prekëse si ajo ”Gurbeti” që flet për sakrificat e gjithë mërgimtarëve por edhe ato me motive patriotike.