Lumi i Istogut nuk do shumë fjalë për të përshkruar gjendjen e tij.
Në disa fotografi që kanë dërguar lexuesit në Indeksonline ky lum është në gjendje të tmerrshme nga plehrat.
Në bazë të fotove njëra anë e lumit është e mbuluar tërësisht nga plehrat.
Fakti që lumi i Istogut, i njohur edhe si Burimi i Istogut, është shndërruar në një pikë turistike për vendin, e bënë edhe më shqetësuese.
Në bazë të të dhënave burimi i Istogut ka 2,500 litra ujë në sekondë, dhe buron në lartësi mbidetare 480 metra.