Këngëtari i njohur The Weeknd mori vëmendjen e të gjithëve në ceremoninë e ndarjes së çmimeve VMA-s pasi u shfaq me shenja në fytyrë.
Këngëtari i cili mori në shtëpi çmimin “Videoja më e mirë e vitit R&B” për “Blinding lights” dukej sikur kishte thyer hundën, teksa sytë i kishte të nxirë, madje kishte edhe njolla gjaku.
The Weeknd, emri i vërtetë i të cilit është Abel Tesfaye, u shfaq me këtë look edhe kur ai interpretoi në “Saturday Night Live” në mars.
30-vjeçari, ka vendosur të shfaqet me të njëjtin look si tek kopertina e albumit “After Hours,” që është shkëputur nga kënga “Blinding Lights”.
Për më tepër, The Weeknd shokoi publikun me pamjen e tij në videoklipin e ri të titulluar “Save your tears”.
Këngëtari u shfaq në videon shqetësuese me proteza të dizajnuara për ta bërë atë të dukej sikur fytyra e tij kishte pësuar një operacion radikal plastik, duke përfshirë fillers rreth faqeve dhe buzëve të tij.
Ndërkaq videoja e gjatë katër minutëshe fillon me këngëtarin duke kënduar në skenë për një turmë të maskuar.



Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...