Pamje: Festa e lojtarëve të Bocas Juniors, pasi ia morën titullin rivalit River Plate - Gazeta Express
string(83) "pamje-festa-e-lojtareve-te-bocas-juniors-pasi-ia-moren-titullin-rivalit-river-plate"

Gazeta Express

08/03/2020 11:45

Pamje: Festa e lojtarëve të Bocas Juniors, pasi ia morën titullin rivalit River Plate

Gazeta Express

08/03/2020 11:45

Carlos Tevez i ka ndihmuar Boca Juniorsi ta fitojë titullin në Primera Division në Argjentinë, duke e shënuar golin e triumfit drithërues 1:0 ndaj Gimnasia y Esgrima La Plata të shtunën në mbrëmje.

Goli i Tevezit nga 18 metra në minutën e 72-të në La Bombonera ia siguroi Bocas fitoren e ngushtë ndaj GImnasias së Diego Maradonas, raporton Gazeta Express.

Këto tri pikë nënkuptojnë se Boca e mbyll sezonin në vendin e parë në renditjen tabelore, me vetëm një pikë më shumë se River Plate, klubi rival i cili u ndal me barazim 1:1 nga Atletico Tucuman.

Ky është titulli numër 34 për Bocan, vetëm dy më pak se rekordi prej 36 titujsh që mbahet nga River Plate./Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement