string(70) "pamje-gjyshi-75-vjecar-shenon-gol-ne-debutim-ne-futbollin-profesionist"

Pamje: Gjyshi 75-vjeçar shënon gol në debutim në futbollin profesionist

Gazeta Express

09/03/2020 14:20

Një gjysh 75-vjeçar ka shënuar gol në ndeshjen e tij debutuese në futbollin profesionist, në përpjekje për t’u bërë futbollisti më i vjetër profesionist në botë.

Ezzeldin Bahader duhet t’i zhvillojë dy ndeshje të plota për t’i plotësuar kushtet për t’u futur në Librin Botëror të Rekordeve të Genisit, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Ai e ka nisur në mënyrë mbresëlënëse synimin e tij, duke i luajtur 90 minuta të plotë, me gjithë lëndimin, në ndeshjen e së shtunës për ekipin October 6, në kategorinë e tretë të futbollit egjiptian.

Bahader, baba i katër fëmijëve dhe gjysh i gjashtë të tjerëve, shënoi nga penalltia, në barazimin 1:1 të October 6 me ekipin rival, Genius.

“Unë jam bërë futbollisti më i vjetër profesionist duke shënuar gol në një ndeshje zyrtare”, tha ai pas ndeshjes.

“Këtë e arrita në minutën e fundit të ndeshjes, edhe pse nuk mendoja se do t’ia dilja. Luajta i lënduar dhe shpresa ime ishte të luaja 90 minuta të plota dhe të luaj edhe në ndeshjen e ardhshme”, shtoi ai.

Atij i duhet tani të luajë 90 minuta të tjetër të plotë, e cila do të zhvillohet më 21 mars, për t’u njohur edhe zyrtarisht si futbollisti më i vjetër i botës nga libri i rekordeve botërore të Genisit. /Gazeta Express/   \