Kylian Mbappe me një het-trik mbresëlënës i ka ndihmuar Paris Saint-Germainit ta mundë 5:1 Lyonin, për ta siguruar një vend në finale të Kupës së Francës.
Mbappe ishte ylli i mbrëmjes në Parc Olympique Lyonnais, duke i shënuar tri gola, me Neymarin dhe Pablo Sarabian që i shënuan dy golat tjerë për ta shkatërruar Lyonin, i cili kishte kaluar në epërsi përmes Terrier, raporton Gazeta Express.
Takimi gjysmëfinal u duk shumë i baraspeshuar deri në minutën e 60-të, kur Lyon mbeti me një lojtar më pak pas përjashtimit nga loja të Marcal me kartonin e dytë të verdhë.
Nga ky moment, PSG-ja i shënoi edhe katër gola të tjerë për ta siguruar një vend në finale.
Skuadra e Thomas Tuchel mbetet në garë për tripletë këtë sezon, pasi është në rrugë të mirë ta fitojë përsëri Ligë 1 dhe ende është në garë për titull në Ligën e Kampionëve.
/Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...