Automjeti i kompanisë për transportin e të hollave “Henderson” është plaçkitur jo larg Leposaviqit, raporton nga vendi i ngjarjes “Kosovo Online”
Ende nuk dihet se për çfarë sasie të hollash bëhet fjalë, ndërsa tre të punësuar në këtë kompani janë lënduar me rastin e sulmit dhe momentalisht ndodhen në Qendrën Klinike në pjesën veriore të Mitrovicës.
Siç merret vesh, me rastin e sulmit ka pasur të shtëna me armë midis plaçkitësve dhe sigurimit të kompanisë “Henderson”, ndërsa janë djegur plotësisht edhe tri automjete, një kombi e dy vetura udhëtarësh me të cilat plaçkitësit kishin bllokuar rrugën magjistrale.
Opljačkano i zapaljeno vozilo za prevoz novca kod LeposavićaDyshohet, i kanë thënë këtij portali në vendin e ngjarjes, se sulmuesit kanë ikur me dy automjete kombi në drejtim të Kopaonikut.
Komunikacioni te vendi Dren, ku ka ndodhur plaçkitja, është bllokuar, për pasojë janë krijuar kolona të gjata automjetesh.
Automjetet e kompanisë “Hendersonit” kanë qenë shënjestër sulmesh të plaçkitësve edhe dy herë të tjera në këtë pjesë të Kosovës veriore..
Opel Corsa Hybrid Edition në Foleja Motors vjen si një zgjedhje ideale për ata që kërkojnë një veturë moderne,...