string(56) "pamje-nga-veriu-policia-me-qen-kontrollon-uren-mbi-ujman"

Pamje nga Veriu, policia me qen kontrollon urën mbi Ujman

Lajme

Gazeta Express

30/11/2024 15:41

Policia e Kosovës kanë kontrolluar urën mbi Ujman në veri të vendit pas sulmit të mbrëmshëm ndaj kanalit të Ibër-Lepencit në Zubin Potok.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediumi lokal në gjuhën serbe “KoSSev”, policia shihet duke kontrolluar edhe me qen atë pjesë.

Lexo Edhe:

Mbrëmë në fshatin Varragë të Zubin Potokut ndodhi një shpërthim që ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit, i cili furnizon me ujë nga Liqeni i Ujmanit disa qytete të vendit, si dhe Korporatën Energjetike të Kosovës për ftohjen e termoelektranave të saj.

Për këtë sulm, Kosova ka akuzuar Serbinë, por kjo e fundit ka pretenduar se nuk ka të bëjë me rastin.