string(109) "pamje-njesite-speciale-te-policise-se-kosoves-realizojne-ushtrimin-fushor-per-menaxhimin-e-situatave-ekstreme"

Pamje, Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës realizojnë ushtrimin fushor për menaxhimin e situatave ekstreme

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 19:48

Në vazhdën e ushtrimeve të rregullta dhe periodike, policia njofton se sot në Kampin e Njësive Speciale në Vrellë, Sllatinë, është realizuar ushtrimi fushor “REAGIMI 2025”.

Ky ushtrim, kishte për qëllim testimin dhe ngritjen e kapaciteteve të përgjithshme për menaxhimin e situatave ekstreme dhe reagimin në kushte të ndryshme emergjente.

Lexo Edhe:

“Ushtrimi u fokusua në përdorimin e burimeve njerëzore, logjistike e teknologjike, përfshirë të gjitha llojet e armatimit dhe municionit, duke përfshirë testimin e aftësive dhe koordinimin në kushte operacionale”, thuhet në njoftimin e PK-së.

Video: