string(96) "pamje-te-frikshme-nga-stambolli-i-goditur-nga-termeti-vinci-lekundet-ne-majen-e-pallatit-gjigant"

Pamje të frikshme nga Stambolli i goditur nga tërmeti, vinçi lëkundet në majën e pallatit gjigant

Lajme

Gazeta Express

24/04/2025 7:23

Një tërmet me magnitudë 6.2 goditi dje Stambollin, me epiqendër në afërsi të Silivrisë, duke shkaktuar panik të madh në qytet.

Më shumë se 100 pasgoditje u regjistruan, më e forta me magnitudë 5.9. Banorët dolën në rrugë, ndërsa shumë prej tyre kaluan natën në parqe dhe hapësira të hapura, ku në disa zona u ngritën edhe çadra.

Lexo Edhe:

Një video është bërë virale në Esenyurt, momenti kur një vinç i një pallati në ndërtim lëkundej fuqishëm. Pamjet tregojnë qartë frikën dhe pasigurinë që përjetuan banorët gjatë tërmetit. Fatmirësisht vinçi nuk u rrëzua.