Pamje: Thatësi ekstreme në këtë shtet, fermerët i ushqejnë kafshët me kartonë të lagur - Gazeta Express
string(84) "pamje-thatesi-ekstreme-ne-kete-shtet-fermeret-i-ushqejne-kafshet-me-kartone-te-lagur"

Pamje: Thatësi ekstreme në këtë shtet, fermerët i ushqejnë kafshët me kartonë të lagur

Lajme

Gazeta Express

14/09/2021 9:29

Fermerët në Kazakistan po detyrohen që kafshët e tyre t’i ushqejnë me diçka të pazakontë – qull të bërë me karton e ujë.

Ata thonë se kjo është thatësia më e madhe që e mbajnë mend në jetën e tyre. Besohet se shumë kafshë kanë ngordhur, duke ndikuar edhe në varfërimin e fermerëve në provincën Manghystau, në perëndim të Kazakistanit.

Lexo Edhe:

Disa po thonë se më e keqja ende nuk ka ndodhur. “Dimri po vjen. Kafshët e uritura nuk do të mund të mbijetojnë në të ftohtë”, tha një fermer.

Radio Evropa e Lirë ka publikuar pamje të kafshëve të ngordhura në një terren shkretinor, me barishte tërësisht të thara, transmeton Gazeta Express.

“Unë jam 75-vjeçare, por kurrë nuk kam përjetuar thatësi si kjo”, tha Marzhan Serikova, një zonjë e moshuar që po përgatiste qull me kartonë e ujë.

Paralajmërim: Materiali i mëposhtëm përmban pamje të ndjeshme me kafshë të ngordhura.