Një takim në mes të presidnetit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, në Vatikan, ka marrë një vëmendje të jashtëzakonshme, shkruan Gazeta Express
Kryediplomati ukrainas e ka quajtur si një takim historik, derisa nga Shtëpia e Bardhë e kanë cilësuar si një takim produktiv.
Ndërkohë tashmë kanë dalë edhe pamje para nisjes së takimit. Protagonist në pamje është edhe presidenti i Francës, Emanuel Macron. Kreu i shtetit francez shihet që e shoqëron Zelenskyn deri tek karriget brenda hapësirave të Bazilikës së Shën Pjetrit ku ishte paraparë takimi me Trumpin.
Macron përpara se të largohet, shtrëngon duart me Zelenskyn dhe pastaj shkëmbejnë edhe disa fjalë me Trumpin./Express/
Video of the Zelenskyy-Trump meeting in the Vatican. According to news sources, there was no second meeting. pic.twitter.com/PpaGqwcsnE
— WarTranslated (@wartranslated) April 26, 2025