string(120) "papa-francesku-pershendet-besimtaret-ne-shen-pjeter-per-here-te-pare-pa-aparatin-e-oksigjenit-qe-nga-dalja-prej-spitalit"

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 15:54

Papa Francesku përshëndet besimtarët në “Shën Pjetër”, për herë të parë pa aparatin e oksigjenit që nga dalja prej spitalit

Lajme

Gazeta Express

13/04/2025 15:54

Papa Françesku përshëndeti dhe bekoi besimtarët sot në mesditë në sheshin e Shën Pjetrit në Romë.

Françesku u uroi pelegrinëve “Gëzuar të Dielën e Palmave dhe një Javë të Shenjtë” dhe shtrëngoi duart me priftërinjtë, murgeshat dhe besimtarët nga e gjithë bota. Papa lëvizte sot në një karrige me rrota dhe për herë të parë pas daljes nga spitali, nuk përdori aparatin e oksigjenit.

Lexo Edhe:

“Pësimet e Jezusit na ndihmojnë të ndjejmë dhembshuri, kur i zgjatim dorën atij që nuk po ia del, kur përqafojmë atë që ka humbur shpresën, kur ngremë atë që ka rënë. Motra dhe vëllezër, për ta jetuar këtë mrekulli të madhe të mëshirës, le të zgjedhim si ta mbajmë kryqin gjatë Javës së Madhe: jo në qafë, por në zemër.

Jo vetëm tonin, por edhe të atyre që vuajnë pranë nesh. Edhe të atij njeriu të panjohur që fati – është vallë fati? – bëri që ta takonim. Le të përgatitemi për Pashkën, le të bëhemi si Simon Kirenasi për njëri-tjetrin,” theksoi Papa Françesku në mesazhin e tij të sotëm drejtuar besimtarëve.

Të dielën e ardhshme, besimtarët e krishterë në gjithë botën festojnë festën e Pashkës, teksa gjatë kësaj jave kujtohen pësimet e Jezu Krishtit deri ditëm e Ngjalljes së tij.