Paqe në “Olimpico”, s’ka fitues mes Romës dhe Milanit - Gazeta Express
string(49) "paqe-ne-olimpico-ska-fitues-mes-romes-dhe-milanit"

Futboll

Gazeta Express

25/01/2026 22:40

Paqe në “Olimpico”, s’ka fitues mes Romës dhe Milanit

Futboll

Gazeta Express

25/01/2026 22:40

Roma e Milani janë përballur në kuadër të xhiros së 22-të në elitën e futbollit italian, me ndeshjen që është mbyllur me barazim.

Në “Stadio Olimpico”, rezultati pas 90-të minutave ishte 1-1, shkruan “Gazeta Express”.

Pjesa e parë e ndeshjes u mbyllë pa gola, me Romën që kishte rastet më të mira, ndërsa Milani mbeti gjallë shkaku i Mike Maignanit.

Në pjesën e dytë, megjithatë, Milani shënoi i pari, me anë të Koni De Winter, në minutën e 62-të, pas harkimit të Luka Modric.

12 minuta më vonë, Roma fitoi një penallti pas një loje me dorë nga Davide Bartesaghi.

Penalltinë e shndërroi në gol Lorenzo Pellegrini, i cili barazoi për 1-1.

Me këtë pikë të fituar, Milani shkon në kuotën e 47 pikëve në vendin e dytë, derisa Roma ngjitet një pozitë më lartë – në vendin e tretë – me 43 pikë, aq sa ka edhe Napoli në vendin e katërt./GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement