“Para 2 viteve isha tek dhoma jote e lindjes”, Mozzik i bën dedikimin më të bukur për ditëlindje Hanës - Gazeta Express
string(99) "para-2-viteve-isha-tek-dhoma-jote-e-lindjes-mozzik-i-ben-dedikimin-me-te-bukur-per-ditelindje-hanes"

Rozë

Gazeta Express

18/12/2020 11:09

“Para 2 viteve isha tek dhoma jote e lindjes”, Mozzik i bën dedikimin më të bukur për ditëlindje Hanës

Rozë

Gazeta Express

18/12/2020 11:09

Vajza e Mozzik dhe Loredanës, Hana feston sot dy vjetorin e lindjes së saj, e sigurisht nuk kishte se si në këtë ditë të mungonin urimet speciale nga prindërit për vajzën e tyre.

Së fundmi Mozzik ka ndarë në Instagram një foto shumë të ëmbël përkrah Hanës dhe i ka dedikuar disa fjalë të ndjera.

“Urime datëlindja vajza ime e vogël Hana ! Para dy vite isha tek dhoma e lindjes tënde , kur linde thash me vete mos po e shoh vetën të vogël . Zoti të dhashtë shëndet dashuri ! Ti je krenaria ime , ti je suksesi im , ti je gjithçka për mua në këtë jetë . Në rritjen e fëmijëve e sheh njeriu se sa shpejt ikën koha . Të don Baba yt Urime datëlindjen e dytë ! #2VJET #happybirthday”, shkruan reperi.

Po ashtu kujtojmë se tashmë Mozzik, Loredana dhe Hana po jetojnë ditët më të bukura si familje, pasi hodhën pas krahëve problemet e shkuara.

Ndërkaq çifti i njohur janë rikthyer sërish në krahët e njëri-tjetrit dhe madje thuhet se ata kanë nisur edhe të bashkëjetojnë në Gjermani.

Madje disa ditë më parë, Loredana u shfaq me një unazë martesë në gisht, gjë që i bëri fansat të dyshojnë se ajo mund të jetë martuar për herë të dytë me Mozzik, nëse mes tyre ka pasur një divorc sepse kjo gjë ende nuk është bërë e ditur.

Advertisement
Advertisement
Advertisement