string(46) "parisi-feston-ne-londer-vendos-goli-i-dembeles"

Parisi feston në Londër, vendos goli i Dembeles

Sport

Gazeta Express

29/04/2025 23:00

Është mbyllur ndeshja e parë e gjysmëfinales së parë të Ligës së Kampionëve të këtij edicioni.

Arsenali ishte nikoqir i PSG-së në “Emirates Stadium”, me parisienët që do të rikthehen në shtëpi me fitore.

Lexo Edhe:

Të besuarit e Luis Enriques morën fitore të madhe në Londër, me shifrat prej 1-0, me një gol të hershëm të shënuar nga Ousmane Dembele.

Francezi shënoi në minutën e katërt, pas një asistimi nga ana e Khvicha Kvaratskhelias.

Në pjesën e parë, që i takoi PSG-së, ky i fundit kishte edhe një mundësi të mirë, përmes Desire Doues, por që David Raya e priti goditjen e tij.

Arsenali u tregua i rrezikshëm vetëm një herë në pjesën e parë, me Gabriel Martinellin, mirëpo Gianluigi Donnarumma ishte në krye të detyrës.

Me të filluar pjesa e dytë, Arsenali barazoi në 1-1, mirëpo goli i Mikel Merinos u anulua për pozitë jashtëloje.

Më pas, “Topçinjtë” e patën iniciativën, duke krijuar raste të rrezikshme, por pa sukses.

Tutje, PSG-ja shpërdoroi dy mundësi të mira shënimi, një nga Bradley Barcola e një nga Gonçalo Ramos.

Në fund, epilogu i takimit ishte 1-0 në të mirë të Parisit.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas tetë ditësh, më 7 maj në “Parc des Princes”./GazetaExpress/