string(90) "pas-deklarates-per-martesen-me-gruan-e-dyte-shefqet-krasniqi-tubon-deputete-promovon-libra"

Pas deklaratës për “martesën me gruan e dytë”, Shefqet Krasniqi tubon deputetë, promovon libra

Lajme

Gazeta Express

10/04/2022 17:19

Në një iftar, hoxha Shefqet Krasniqi ka mbledhur deputetë, aktorë e këngëtarë dhe ka promovuar libra.

Ndonëse u kritikua shumë për deklaratën e fundit se ‘burri nuk e ka borxh me e pyet gruan e parë për me e marrë gruan e dytë”, Krasniqi shihet me admirim nga disa figura publike, përfshirë ligjvënësit në Kuvendin e Kosovës.

Lexo Edhe:

Deputetët e LVV-së, Eman Rrahmani, Gramos Agusholli e Visar Korenica, deputeti i PDK-së Mërgim Lushtaku, si dhe deputeti i AAK-së, Bekë Berisha ishin të pranishëm në këtë organizatë. Ky i fundit mbajti edhe një fjalim para të pranishmëve.

Në këtë ngjarje mori pjesë edhe kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni.

Aty kishte edhe aktorë dhe dy këngëtarë.