Interi ka marrë një tjetër goditje të rëndë në fundin e sezonit.
Pasi u eliminua nga Milan në gjysmëfinale të Kupës së Italisë, zikaltrit tani kanë bërë një hap të madh prapa në luftë për titull në Serie A.
Ekipi i drejtuar nga Simone Inzaghi u mposht 0:1 nga Roma që aktualisht është në formë të mirë.
Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 22-të nga Soule, e që ishte vendimtar për tri pikë të mëdha për mysafirët.
Me këtë fitore, Roma tani ka 60 pikë në vendin e pestë, aq sa ka edhe Bologna në vendin e katërt, por që ka një ndeshje më pak të luajtur.
Në anën tjetër, Interi tani është i dyti me 71 pikë, njëjtë sa Napoli që e ka një ndeshje më pak.