string(74) "pas-eskalimit-te-situates-te-kuvendi-policia-e-rrethon-objektin-e-qeverise"

Pas eskalimit të situatës te Kuvendi, Policia e rrethon objektin e Qeverisë

Lajme

Gazeta Express

06/06/2022 11:15

Objekti i Qeverisë së Kosovës është rrethuar nga forcat e Policisë së Kosovës, pasi protesta e veteranëve ka eskaluar, të hënën.

Veteranët po protestojnë para Kuvendit të Kosovës që rritja e pagës minimale t’i përfshijë edhe ata.

Lexo Edhe:

Protesta ishte e qetë, por ka eskaluar, pasi një numër protestuesisht hynë në oborrin e Kuvendit të Kosovës.

Njësitet policore kanë hedhur gaz lotsjellës për t’i shpërndarë protestuesit.

Tash, është rrethuar edhe Qeveria, pasi më parë veteranët tentuan të hynë brenda objektit të Kuvendit. /Express.