Reperi Ledri Vula mbrëmë ka lansuar këngën e tij më të re “Ça bone”, një këngë kjo në bashkëpunim me Lumin B dhe Gjikon
Kënga u lansua dje një minutë para mesnatës dhe deri me tani ka arritur afër 500 000 klikime.
E pas këngës, Ledri ka gjetur kohë për të shpërndarë një pjesë të disa fotografive që ai ka realizuar gjatë xhirimit të videoklipit.
Kujtojmë se Ledri është njëri prej reperëve më të kërkuar edhe gjatë këtij viti. Kënga është një remake i këngës së njohur të Jack Harlow, “Whats poppin”, një këngë hit në tërë botën e lansuar gjatë vitit të kaluar. /GazetaExpress/






