Pas një muaji hapen sallat e mbyllura në Ortopedi - Gazeta Express
string(49) "pas-nje-muaji-hapen-sallat-e-mbyllura-ne-ortopedi"

Gazeta Express

04/12/2019 8:26

Pas një muaji hapen sallat e mbyllura në Ortopedi

Gazeta Express

04/12/2019 8:26

Për shkak të mykut e të gjendjes jo të mirë higjienike Inspektorati Sanitar kishte mbyllur disa salla në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës e po ashtu edhe disa salla në Klinikën e Reumatologjisë. Nga QKUK-ja është thënë se nga dita e djeshme këto salla janë rifunksionalizuar.

Për një muaj pacientët nuk kanë mundur t’i marrin disa nga shërbimet në Klinikën e Ortopedisë në QKUK, për shkak të mbylljes së dy sallave. Po në këtë klinikë ishin anuluar edhe operacionet joemergjente, duke përfshirë këtu nxjerrjen e materialit osteosintetik, protezat e trajtimet e ligamenteve.

Inspektorati Sanitar kishte mbyllur këto dy reparte të Ortopedisë për shkak të lagështisë e po ashtu edhe për shkak të shfaqjes së minjve. Gjatë muajit të kaluar është raportuar se po ashtu janë mbyllur edhe tri hapësira në Klinikën e Reumatologjisë, për shkak të kushteve jo të mira higjienike. /zeri/

Advertisement
Advertisement
Advertisement