string(55) "pas-rremujes-ne-barcelone-lautaro-vendos-per-te-ardhmen"

Gazeta Express

30/08/2020 11:05

Pas rrëmujës në Barcelonë, Lautaro vendos për të ardhmen

Gazeta Express

30/08/2020 11:05

Rebelimi i Lionel Messit në Barcelonë duket se ka pasur ndikim të madh edhe në Lautaro Martinezin, i cili thuhet ta ketë ndarë mendjen përfundimisht për të vazhduar me Interin.

Mundësia për të luajtur përkrah bashkatdhetarit të vet Messit ishte ndër arsyet e forta që e shtynin Martinezin drejt kalimit në Barçë, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Pas disa muajve bisedimesh të dështuara dhe pasi i skadoi klauzola në vlerë 111 milionë euro, sulmuesi argjentinas duket se ka vendosur të qëndrojë në Inter përfundimisht,

Jo vetëm fakti se Messi po largohet, por edhe kaosi i madh në klub e kanë bërë Martinezin të mos e dëshirojë më kalimin në Barcelonë.

Mediat italiane raportojnë se Interi po e shfrytëzon këtë gjendje duke i ofruar kontratë të re 23-vjeçarit.

Lautaro i shënoi 21 gola në 49 paraqitje për Interin sezonin e kaluar. Ai iu bashkua zikaltërve nga Racing Club për 25 milionë euro në vitin 2018. /Gazeta Express/