string(76) "pas-vrasjes-se-7-vjecares-ne-himare-nje-jet-ski-rrezikon-pushuesit-ne-durres"

Pas vrasjes së 7 vjeçares në Himarë, një Jet Ski rrezikon pushuesit ne Durrës

Lajme

Gazeta Express

03/08/2022 15:39

Pasi një polic me skafin e tij vrau në mënyrë makabre një vajzë 7 vjeçare në bregdetin e Himarës, një tjetër video shfaq se si një person me motor uji Jet Ski rrezikon pushuesit në Gjirin e Lalëzit në Durrës.

Nga video, shihet se Jet Ski lundron me shpejtësi të madhe dhe shumë afër kokave të pushuesve që lahen në det raporton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

Motorët e ujit dhe skafet janë shndërruar në mjete të rrezikshme lundruese në plazhet e Shqipërisë. Shumë shpesh këto mjete lundruese janë futur në plazh dhe kanë lënduar pushuesit ndërsa rasti i fundit përfundoi me një tragjedi në plazhin e Himarës.

Një zyrtar i policisë me skafin e tij u fut me shpejtësi të madhe në bregun e detit duke e mbytur një vajzë 7 vjeçare.