string(81) "pasardhesi-i-skenderbeut-nis-peticion-online-skenderbeu-te-kete-serial-ne-netflix"

Pasardhësi i Skënderbeut nis peticion online: Skënderbeu të ketë serial në Netflix

Lajme

Gazeta Express

12/07/2021 14:05

Arbëreshi Loris Castriota Skanderbeg i cili pretendon se është pasardhës i Heroit Kombëtar Gjergj Kastriotit, ka nisur një peticion online për ta bërë Skënderbeun me film të tijin.

Përmes këtij peticioni ai tenton të arrij qëllimin e tij që ta krijoj një serial apo film për heroin tonë kombëtar, në Netflix, pasi që thotë se Hollywood-i nuk bëri asgjë.

Lexo Edhe:

“Mes shumë serialeve të disponueshme në Netflix, do ishte bukur të shihnim një të tillë të dedikuar për heroin e madh europian, duke pasur parasysh heroizmat e tij të jashtëzakonshme që janë një realizim i mrekullueshëm për veprën e tij. Prej vitesh flitet për një projekt filmi hollivudian mbi të, por asgjë konkrete nuk është bërë. Le të shohim nëse një peticion do të mundë të tërheqë vëmendjen e rrjetit të njohur” shkruan Loris Castriota Skanderbeg, transmeton Gazeta Express.

Peticioni ka arritur ti mbledhë rreth 3000 nënshkrime.