Këngëtarja Adelina Berisha ka publikuar këngën e saj më të re me titullin “Pasha mu”, duke rikthyer atmosferën ritmike të verës për fansat e muzikës verore
Kënga pritet që të jetë një hit me ritme verore dhe energji pozitive, e realizuar nga producenti i njohur Qelik Lipa, i njohur tashmë për projektet e tij serioze në tregun e muzikës shqiptare.
Adelina paraqitet me një stil shumë modern, derisa nuk ngurron të theksojë linjat e saj të tonifikuara.
Ky projekt vjen si paralajmërim për një verë të ngarkuar për këngëtaren, e cila pritet të jetë mjaft aktive me koncerte, paraqitje publike dhe projekte të reja muzikore gjatë muajve në vijim.
Me “Pasha mu”, Adelina tregon se ka arritur t’i mbijetojë skenës së showbizzit shqiptar , pavarësisht se ka që disa vite në skenë. /GazetaExpress/