string(45) "pashket-begaj-me-shume-dashuri-dhe-mirekuptim"

Pashkët, Begaj: Më shumë dashuri dhe mirëkuptim

Shqiperi

Gazeta Express

20/04/2025 13:15

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj zhvilloi një vizitë në Katedralen ‘Ngjallja e Krishtit’ në Tiranë, ku më pas uroi edhe të gjithë besimtarët e krishterë për sa më shumë besim dhe gëzim.

Në një prononcim për mediet Begaj tha se, “Ngjallja e Krishtit është një ditë e shenjtë, është dritë, është shpresë, është besim, është gëzim. Është një shenjë që na fton për më shumë dashuri dhe mirëkuptim mes nesh”.

Lexo Edhe:

“Uroj të gjithë besimtarët e krishterë për shumë gëzim, begati e paqe në këto pashkë të gëzuara”, u shpreh Begaj.

Presidenti adresoi dhe një mesazh edhe për të rinjtë shqiptarë.

“Uroj për një të ardhme më të mirë dhe të ndritur për ta këtu, në vendin e tyre”, tha ai.

Mesazh urimi përcolli dhe Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Joani

“Dita e pashkës është ditë gëzimi. Le të shpresojmë që Pashka të sjellë gëzim dhe shpresë”, tha ai.