Pasi e detyruan të largohet nga Kosova, Federata e Karatesë e uron Alvin Karaqin për medaljen e artë - Gazeta Express
string(99) "pasi-e-detyruan-te-largohet-nga-kosova-federata-e-karatese-e-uron-alvin-karaqin-per-medaljen-e-arte"

Sport

Gazeta Express

23/06/2023 19:51

Pasi e detyruan të largohet nga Kosova, Federata e Karatesë e uron Alvin Karaqin për medaljen e artë

Sport

Gazeta Express

23/06/2023 19:51

Alvin Karaqi shkroi historinë sot, pasi u shpall kampion në Lojërat Evropiane “Krakow 2023”.

Medalja e artë e fituar nga ai është edhe medalja e parë për Shqipërinë në Lojërat Evropiane, shkruan Gazeta Express.

Karaqi është nga Prishtina dhe përfaqëson Shqipërinë. Ai më herët kishte garuar edhe për Kosovën.

Karaqi kishte vendosur për t’u larguar nga Kosova shkaku i trajtimit jo të duhur ndaj tij, siç kishte deklaruar vetë karateisti.

Pas suksesit të sotëm në “Krakow 2023”, Karaqi është uruar nga Federata e Karatesë e Kosovës (FKK), konkretisht nga kryetari i kësaj Federate, Avni Gashi, i cili nuk ishte në këtë pozitë kur karateisti vendosi të braktisë Kosovën për t’iu bashkuar Shqipërisë.

Postimi nga FKK (pa ndërhyrje):

“Zemra mal.

Të lumtë Alvin F Karaqi .

Nderove kombin, shtetet tona, karatenë mbarshqiptare, klubin, trajnerët, kolegët sportistë, familjen e më e vlefshmja është kurorëzimi për të cilin punove me dekada.

Të lumtë champ.

Nga zemra, Avni Gashi”. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement