string(50) "patentat-shqiptare-njihen-ne-turqi-dhe-anasjelltas"

Gazeta Express

27/05/2020 20:06

Patentat shqiptare njihen në Turqi dhe anasjelltas

Gazeta Express

27/05/2020 20:06

Shqipëria dhe Turqia kanë mbërritur në marrëveshje të ndërsjelltë për njohjen e patentave.

Qeveria ka kaluar një VKM ku bën të ditur se lejet e drejtimit të Shqipërisë do të njihen në Turqi dhe anasjelltas.

Lexo Edhe:

V E N D I M

PËR

MIRATIMIN E MARRËVESHJES, NDËRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS SË TURQISË, PËR NJOHJEN E NDËRSJELLË DHE SHKËMBIMIN E LEJEVE TË DREJTIMIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 19, të ligjit nr.43/2016, “Për marrëveshjet ndërkombëtare në Republikën e Shqipërisë”, me propozimin e ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I:

Miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Republikës së Turqisë, për njohjen e ndërsjellë dhe shkëmbimin e lejeve të drejtimit, sipas tekstit që i bashkëlidhet këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.