string(141) "patriarku-i-tha-putinit-se-ne-serbi-po-ndodh-nje-revolucion-me-ngjyra-e-falenderoi-per-qendrimin-rus-ne-raport-me-kosoven-malin-e-zi-e-beh-ne"

Patriarku i tha Putinit se në Serbi po ndodh një “revolucion me ngjyra” – e falënderoi për qëndrimin rus në raport me Kosovën, Malin e Zi e BeH-në

Lajme

Gazeta Express

23/04/2025 7:30

Gjatë një takimi me presidentin rus Vladimir Putin, Patriarku serb Porfirije tha se këto ditë në Serbi po ndodh një “revolucion me ngjyra”. Përvec kësaj, patriarku i foli dhe e falënderoi Putinit edhe për qëndrimin për Kosovën, Malin e Zi dhe BeH-në, duke i thënë se për këto tri shtete, Serbia varet edhe nga pozicioni i Rusisë.

Patriarku Porfirije i ka përcjellë Putinit urimin e Aleksandar Vuçiqit, transmeton Nova.

Lexo Edhe:

“Ai ju dërgon përshëndetjet e tij dhe më tha se do të jetë këtu më 9 maj, pavarësisht nga rrethanat në Evropë. Qëndrimi ynë në lidhje me Kosovën, Republikën Srpska dhe Malin e Zi, besoj dhe ndjej, varet edhe nga pozicioni i shtetit rus, i Federatës Ruse në nivel global. Dëshira ime dhe dëshira e shumicës në Kishën tonë, është që në të ardhmen të bëhet një ringritje e re ndaj atij mjedisi rus”, tha ai.

Patriarku Porfirije tha se kishte diskutuar për Ortodoksinë me Patriarkun Kirill.

“Nuk është e lehtë. Ka një revolucion edhe në vendin tonë këto ditë. E ngjyrosur”, u përgjigj peshkopi

Presidenti rus Vladimir Putin gjatë bisedës me kreun e Kishës Ortodokse Serbe, Patriarkun Porfirije, se ai e di se situata në Ballkan është shumë e vështirë dhe se është i vetëdijshëm për përpjekjet për të forcuar pozitën e Serbisë, duke përfshirë mbajtjen e një këshilli gjithëserb.

Ai tha se pret të shohë presidentin serb Aleksandar Vuçiç në Moskë më 9 maj në festimet e Ditës së Fitores.