string(100) "peci-betohet-para-kohes-askush-dhe-asnje-nuk-do-te-dale-mbi-interesin-e-republikes-na-prifte-e-mbara"

Peci betohet para kohës: Askush dhe asnjë nuk do të dalë mbi interesin e Republikës, na priftë e mbara

Lajme

Gazeta Express

10/04/2025 18:32

Deputeti i zgjedhur i Kuvendit të Kosovës Faton Peci, ka shkruar në Facebook në ditën ku u regjistrua si deputet në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka postuar një fotografi bashkë me deputetët e tjerë të Listës Guxo që kanë siguruar ulëse në Kuvend.

Lexo Edhe:

Peci ka thënë se pesha e qytetarëve matet me përgjegjësi. Ky reagim vjen para 15 prillit, ku zyrtarisht bëhet betimi në senacën e parë të legjislaturës së re.

“Pesha e besimit të qytetarëve matet me përgjegjësi!  Sot, rifillon misioni për ta përmbushur po këtë besim e përgjegjësi.  Me përulësi betohem se askush dhe asnjë nuk do dalë mbi interesin e qytetarëve të Republikës së Kosovës! Na priftë e mbara”, ka thënë Peci. /Gazeta Express