Deputeti Faton Peci, kryetar i partisë Guxo, nuk iu përgjgij qartazi pyetjes nëse është arritur ndonjë marrëveshje për çështjen e kryetarit të Kuvendit.
Ai tha se ka pasur “diskutime të vazhdueshme” rezultatet e të cilave “do t’i tregojë procesi i votimit”.
“Besoj që ajo që pritet është procesi i votimit. Kosovës i duhen sa më shpejt institucionet. Diskutime ka të vazhdueshme. Procesi i votimit në Kuvend do të tregojë nëse ka ose nuk ka rezultat”, tha Peci.