Ministri në detyrë i Bujqësisë, Faton Peci, në një intervistë për Tëvë1, ka folur rreth synimit të LVV-së dhe GUXO për të qeverisur përsëri me vendin.
Sipas Pecit, këtë gjë po e kërkojnë edhe qytetarët, meqë edhe nëpër tubime të fushatës por edhe gjatë ecjeve nëpër qytet ata kërkojnë nga Kurti dhe vetë Peci për të mos u dorëzuar.
Përveç lavdeve për Kurtin, Peci ka bërë edhe një rrëfim për veten, duke thënë se i ka ndodhur që në 200 metra ecje, ta ndalin 20 qytetarë për t’i kërkuar që të mos dorëzohet.
“Kurti s’është në pozitë të lehtë, sepse qytetarët e kanë pasur një mesazh duke i thënë kryeministër mos u dorëzo”, ka thënë Peci.
“Personalisht kur kam dalë në Prishtinë, në një distancë 200 metra, 20 qytetarë , disa nga veturat, disa më kanë dalë në rrugë, më kanë thënë ministër mos u dorëzoni, keni marrë votën qytetare dhe s’bën me u dorëzu”, ka shtuar tutje Peci./Express/