string(43) "peja-e-dominon-pjesen-e-pare-ndaj-bashkimit"

Peja e dominon pjesën e parë ndaj Bashkimit

Basketboll

Gazeta Express

24/04/2025 20:00

Skuadra e Pejës ka treguar forcë në pjesën e parë të ndeshjes ndaj Bashkimit në kuadër të fazës “Play Off” të Superligës së Kosovës në basketboll, duke e mbyllur fraksionin e parë me epërsi bindëse.

Rezultati pas dy çerekëve të parë është 46-32 në të mirë të Pejës, që ka qenë dukshëm më e saktë dhe më e organizuar në parket. Pejanët shënuan 26 pikë në çerekun e parë dhe 20 të tjera në të dytin, duke krijuar një diferencë solide prej 14 pikësh para pushimit.

Lexo Edhe:

Në anën tjetër, skuadra e Bashkimit nuk arriti të jetë konkurrente e denjë në këtë gjysmë të parë, me vetëm 11 pikë në çerekun e parë dhe 21 në të dytin, duke pasur vështirësi si në mbrojtje, ashtu edhe në fazën sulmuese.

Ndeshja vazhdon me pjesën e dytë, ku mbetet të shihet nëse Bashkimi do të arrijë të kthehet në lojë apo nëse Peja do ta ruajë avantazhin për të marrë një fitore të rëndësishme në “play off”.

Kujtojmë se ndeshjen e parë gjysmëfinale e kishte fituar Bashkimi në Prizren.