Peja e Trepça do të zbresin në parket në mesjavë, i presin angazhimet në FIBA Europe Cup - Gazeta Express
string(87) "peja-e-trepca-do-te-zbresin-ne-parket-ne-mesjave-i-presin-angazhimet-ne-fiba-europe-cup"

Basketboll

Gazeta Express

24/10/2023 15:06

Peja e Trepça do të zbresin në parket në mesjavë, i presin angazhimet në FIBA Europe Cup

Basketboll

Gazeta Express

24/10/2023 15:06

Peja dhe Trepça do të zbresin në parket këtë mesjavë për t’i zhvilluar ndeshjet e tyre të radhës në garat evropiane.

Kampionia dhe nënkampionia e Kosovës do të luajnë në shtëpi në kuadër të fazës së grupeve të FIBA Europe Cup.

Verdhezinjtë, të cilët mbrëmë u përforcuan me basketbollistin amerikan Urald King, do të kenë punë me skuadrën, Den Bosch, shkruan “Gazeta Express”.

Ekipi nga Rrafshi i Dukagjinit, i mbështetur nga tifozët e flaktë në palestrën “Karagaç”, do të mundohet ta mposht ekipin holandez në ndeshjen që do të luhet nesër mbrëmë duke filluar nga ora 19:00.

Kurse, “Xehetarët” do ta presin në “Minatori” ekipin tjetër holandez, ZZ Leiden.

Edhe kjo ndeshje, e vlefshme për xhiron e dytë të kësaj gare, do të luhet nesër mbrëma duke nisur nga ora 19:00.

Mitrovicasit po ashtu llogarisin në mbështetjen e “Torcidës” për ta fituar këtë takim. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement