Peja ia plotëson kërkesën, e lejon largimin e basketbollistit të huaj - Gazeta Express
string(68) "peja-ia-ploteson-kerkesen-e-lejon-largimin-e-basketbollistit-te-huaj"

Basketboll

Gazeta Express

04/04/2024 14:09

Peja ia plotëson kërkesën, e lejon largimin e basketbollistit të huaj

Basketboll

Gazeta Express

04/04/2024 14:09

Skuadra e Pejës ka mbetur pa një lojtar të huaj. Bëhet fjalë për Sadio Doucoure, i cili është larguar nga pejanët.

Në fakt, vet basketbollisti e ka kërkuar largimin dhe kjo është miratuar nga klubi kosovar.

Peja e bërë të ditur këtë lajm në faqen e tyre zyrtare në “Facebook”.

“Pas kërkesës personale të basketbollistit dhe aprovimit nga klubi, kemi ndarë rrugët me Sadio Doucoure për pjesën e mbetur të sezonit.

KB Peja i uron gjithë të mirat dhe suksese në etapat tjera të karrierës Sadio Doucoures, duke e falënderuar për kontributin e dhënë”.

Peja e ka mbyllur edicionin e rregullt në pozitën e dytë me 19 fitore e nëntë humbje./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement