Peja merr fitoren e pestë radhazi, mposht edhe Istogun - Gazeta Express
string(53) "peja-merr-fitoren-e-peste-radhazi-mposht-edhe-istogun"

Sport

Gazeta Express

22/10/2023 22:55

Peja merr fitoren e pestë radhazi, mposht edhe Istogun

Sport

Gazeta Express

22/10/2023 22:55

Peja ka shënuar fitoren e pestë në pesë ndeshje në Prince Caffe Superligë. Pejanët kanë mundur Istogun me rezultat 84:69 (21:12, 25:17, 19:19, 19:21).

Shtatë minutat e parë të ndeshjes ishin të barabartë, por më pas verdhezinjtë ishin më të mirë, duke e fituar çerekun e parë 21:12. Pejanët nuk u ndalën as në periudhën e dytë për të shtuar më shumë epërsinë, për të shkuar në pushim me rezultat 46:29.

Periudha e tretë ishte tërësisht e barabartë 19:19, ndërsa në atë të fundit istogasit vetëm ngushtuan shifrat, por pa arritur përmbysjen dhe Peja fitoi 84:69.

Te vendasit u dalluan Beck Terwell me 26 pikë e 12 kërcime, John Chandler me 12 pikë, pesë kërcime e gjashtë asistime dhe Jacob Calloway me 18 pikë e gjashtë kërcime, ndërsa te mysafirët më të mirët ishin Tyrese Prince me 14 pikë e tetë kërcime dhe Matthew Lang me 18 pikë e gjashtë kërcime.

Peja është e vetmja në elitë me pesë fitore në pesë ndeshje, ndërsa Istogu numëron një fitore dhe katër humbje. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement