Peja mposhtet edhe në ndeshjen e dytë, eliminohet nga Fiba Europe Cup - Gazeta Express
string(68) "peja-mposhtet-edhe-ne-ndeshjen-e-dyte-eliminohet-nga-fiba-europe-cup"

Sport

Gazeta Express

26/09/2024 21:37

Peja mposhtet edhe në ndeshjen e dytë, eliminohet nga Fiba Europe Cup

Sport

Gazeta Express

26/09/2024 21:37

Peja është mposhtur edhe në ndeshjen e dytë ndaj Maroussit me rezultat 106-81, në kuadër të ndeshjes së dytë kualifikuese në Fiba Europe Cup.

Pas asaj humbje dytë më parë me rezultat 98-75, pejanët e kanë humbur edhe ndeshjen e dytë në këtë fazë, kështu që këtë sezon kanë humbur mundësinë për pjesëmarrje në Fiba Europe Cup, shkruan Gazeta Express.

Pejanët e nisën më mirë takimin duke mbyllur pjesën e parë në epërsi prej tre pikës, 53-50.

Mirëpo grekët u ngjallën në pjesën e dytë dhe arritën të shkrinin këtë epërsi, për të mbyllur në fundi me 25 pikë në favor të tyre ndeshjen.

Më i dalluari tek Maroussi ishte Giannopoulos me 29 pikë e pesë kërcime.

Teksa lojë të mirë bëri edhe Fridriksoon që shtoi 22 pikë, nëntë asistime e tri kërcime.

Për, Pejën performancë të mirë bëri Ëells i cili luajti me 25 pikë, një kërcim e dy asistime.

Peja tani do të rikthehet në Kosovë për të vazhduar garën në elitën e basketbollit kosovar, ku e ka nisur keq me humbjen ndaj Vëllaznimit./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement