Peja nuk ia del, mposhtet në finale të Ligës Ballkanike - Gazeta Express
string(54) "peja-nuk-ia-del-mposhtet-ne-finale-te-liges-ballkanike"

Sport

Gazeta Express

30/04/2023 20:42

Peja nuk ia del, mposhtet në finale të Ligës Ballkanike

Sport

Gazeta Express

30/04/2023 20:42

Peja ka pësuar humbje në finale të Ligës Ballkanike, duke mos arritur kështu që të rikthehet me trofe në vendin tonë.

Skuadra e drejtuar nga Rami Hadar u mposht nga Hapoel Beer Sheva/Dimona, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Obshtinska” përfundoi me rezultatin 101:95. “Final 4” i kësaj lige u zhvillua në Stara Zagora të Bullgarisë.

Te pejanët sonte nuk mjaftuan 31 pikët e David Joseph. Me lojë të mirë u dallua edhe Brad Waldow, që shënoi 23 pikë.

Më meritori në triumfin e izraelitëve ishte David Efiyani me 28 pikë, teksa u ndihmua nga Greg Whittington me 23 sosh.

Vlen të theksohet se nikoqirët e “Final 4”, Beroe, që u eliminuan në gjysmëfinale nga Peja, ia dolën të stolisën me medalje të bronzta, pasi fituan në ndeshjen për vendin e tretë, ndaj skuadrës malazeze, Milenijum Kodio, me rezultatin 100:87. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement