Klubi i basketbollit Peja e ka bërë një tjetër goditje në afatin kalimtar të dimrit.
Kampionët e Kosovës kanë njoftuar sot se e kanë angazhuar basketbollistin amerikan, Kwame Vaughn, shkruan “Gazeta Express”.
Verdhezinjtë besojnë se fundori me përvojë në liga të ndryshme evropiane do ta ndihmojë skuadrën në arritjen e objektivave.
Për Vaughn Kosova është e njohur tashmë pasi në të kaluarën ka luajtur për Prizrenin, ndërsa së fundmi ishte shënuesi dhe Asistuesi më i mirë i Astanas. /Gazeta Express/
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...