Të shtunën dhe të dielën zhvillohet xhiroja e parafundit për sezonin e rregullt në elitën e basketbollit kosovar.
Ndeshja më interesante e xhiros do të jetë mes Pejës e Sigal Prishtinës.
Pejanët janë në luftë për të siguruar pozitën e dytë në tabelës, derisa prishtinasit po luftojnë për të tretën, të katërtën e kanë të sigurtë.
Në duelet direkte, dy fitore i kanë pejanët e një tjetër kryeqytetasit.
Ekipi që e mbyll stinorin si lider, Trepca e pret Bashkimin.
Mitrovicasit shkojnë në ‘’Play Off’’ nga pozita e parë, derisa prizrenasit nga pozita e gjashtë.
Golden Eagle Ylli i shkon Proton Cable Prizrenit, të cilët do të luajnë ndeshjet e barazhit, pasi edicionin do ta mbyllin të parafundit.
E në anën tjetër, Ylli e ka siguruar një vend për në ‘’Play Off’’.
Dueli i fundit do të jetë mes Vëllaznimit e Istogut. Gjakovarët do të jenë në mesin e gjashtë skuadrave më të mira, derisa Istogu bie nga liga.
Pse të presësh, kur mundesh me hy direkt me Fast Lane? Si Sponsor Gjeneral i Sunny Hill Festival, Banka...