Peja sonte luan ndeshjen e kthimit në Fiba Europe Cup - Gazeta Express
string(53) "peja-sonte-luan-ndeshjen-e-kthimit-ne-fiba-europe-cup"

Sport

Gazeta Express

26/09/2024 15:48

Peja sonte luan ndeshjen e kthimit në Fiba Europe Cup

Sport

Gazeta Express

26/09/2024 15:48

Peja sonte do të luaj ndeshjen e kthimit ndaj Marousit të Greqisë në kuadër të kualifikimeve të Fiba Europe Cup.

Kjo ndeshje do të startoj me fillim nga ora 19:30 dhe do të luhet në Greqi, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja do të transmetohet në kanalin zyrtar të Fiba Europe Cup, në Youtube.

Në sfidën e parë pejanët janë mposhtur me rezultat bindës 98-75 nga Marousit.

Tani atyre iu duhet një fitore me epërsi 23 pikë e lart nëse dëshirojnë të arrijnë fazën e grupeve të Fiba Europe Cup për sezonin e ri.

Peja tani e njeh këtë garë pasi është paraqitur edhe vitin e kaluar, ku zuri vendin e tretë në grupin me Chemnitzin, Den Bosch dhe Spojnia Stargard.

Kujtojmë se këtë edicionin Kosovën në këtë garë do të përfaqësojë Trepça e cila u kualifikua direkt në fazën e grupeve pas eliminimit nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve./Gazeta Express

Advertisement
Advertisement
Advertisement