“Play-off”-i i Superligës së basketbollit do të vazhdojë sonte me një tjetër super-ndeshje.
Mbrëmë, Sigal Prishtina dhe Trepça dhuruan spektakël, ndërsa në fund triumfuan kryeqytetasit pas vazhdimeve për ta barazuar serinë gjysmëfinale të “play-off”-it në 1:1.
E të njëjtën gjë sonte do të mundohet ta bëjë edhe Peja, shkruan “Gazeta Express”.
Verdhezinjtë u mposhtën me rezultat të thellë nga Bashkimi në duelin e parë gjysmëfinal në Prizren, 61:81.
E sonte, pejanët do të hyjnë për fitore për ta barazuar serinë gjysmëfinale, ndërsa Portokallezinjtë për të fituar dhe për ta bërë një hap drejt finales së madhe.
Në gjysmëfinale u kualifikuan direkt Bashkimi dhe Trepça, ndërsa Sigal Prishtina në çerekfinale e eliminoi Vëllaznimin, ndërsa Peja eliminoi Golden Eagle Yllin pas tri ndeshjeve.
Kujtojmë se skuadra që i shënon tri fitore kalon në finale, derisa për t’u shpallur kampion një ekipi i nevojiten katër fitore. /Gazeta Express
Gjysmëfinalja e dytë
E enjte
19:00 Peja – Bashkimi