Peja vazhdon pa humbje, fiton me rezultat bindës ndaj Yllit - Gazeta Express
string(58) "peja-vazhdon-pa-humbje-fiton-me-rezultat-bindes-ndaj-yllit"

Sport

Gazeta Express

25/09/2022 18:59

Peja vazhdon pa humbje, fiton me rezultat bindës ndaj Yllit

Sport

Gazeta Express

25/09/2022 18:59

KB Peja ka regjistruar edhe fitoren e tretë radhazi në Prince Caffe Superligën e Kosovës në basketboll.

Pas fitoreve ndaj Sigal Prishtinës dhe Ponte Prizrenit, skuadra e drejtuar nga Can Sevim mposhti sonte edhe Golden Eagle Yllin, shkruan Gazeta Express.

Ndeshja e zhvilluar në palestrën sportive “Karagaq” përfundoi me rezultatin 73:57. Kjo ndeshje i takoi javës së tretë.

Vlen të theksohet se për kampionët në fuqi ishte kjo humbja e tretë radhazi.

Bradly Waldow dhe Isiah Umipig me 15 pikë secili, ishin dy basketbollistët më të dalluar në fitoren e pejanëve.

Kurse, te skuadra nga Suhareka u dallua Henrik Sirko me 16 pikë.

Peja në javën e ardhshme luan në udhëtim te Vëllaznimi, kurse Ylli i shkon Ponte Prizrenit. /Gazeta Express/

Advertisement
Advertisement
Advertisement