Penelope Cruz s’mendon se është e bukur - Gazeta Express
string(38) "penelope-cruz-smendon-se-eshte-e-bukur"

Gazeta Express

04/05/2020 19:57

Penelope Cruz s’mendon se është e bukur

Gazeta Express

04/05/2020 19:57

Penelope Cruz thotë se ndihet “jo rehat” kur njerëzit e quajnë atë të bukur…mirëpo pranon se ajo kurrë “nuk ka besuar” se është e bukur

Penelope Cruz ka pranuar se ajo “nuk ndihet mirë” kur dikush e quan të bukur.

Aktorja e “Vicky Cristina Barcelona” – e cila ka dy fëmijë, Lunan dhe Leon me burrin Javier Bardem – nuk ka dëshirë që të jetë shpesh në qendër të vëmendjes kur është në pyetje dukja e saj.

E pyetur se si ndihet kur përshkruhet si një femër e bukur, ajo iu përgjigj revistës Red: Aspak rehat. Nuk e shikoj vetën në suaza të tilla.

Mirëpo ylli që ka 46 vjet ka thënë se tani ka më shumë besim në vete sesa kur ishte e re.

“Kur isha e re nuk i besoja shumë bukurisë sime por nuk jam rritur në një ambient ku i kushtohet vëmendje kësaj gjejë”, tha ajo.

“Nuk do ta ndryshoja mënyrën si ndihem tani me atë si jam ndier kur i kisha 20 vjet. Ka disa pasiguri për disa gjëra që më vonë ju i kuptoni se nuk janë aq të rëndësishme”. /GazetaExpress/

Advertisement
Advertisement
Advertisement