Sonte luhet ndeshja Republika Çeke – Portugalia, e cila pritet të jetë historike për dy lojtarë të kësaj të fundit.
Bëhet fjalë për Pepen dhe Cristiano Ronaldon, të cilët pritet të hyjnë në histori të Kampionateve Europiane, shkruan “Gazeta Express”.
Nëse dyshja në fjalë luajnë sonte në takimin ndaj Çekisë, atëherë të dy do të hyjnë në top pesëshën e lojtarëve më të vjetër që kanë luajtur në një Kampionat Europian.
Pepe do të printe listën me 41 vjet e 113 ditë, ndërsa Ronaldo do të pozicionohej i treti si më i vjetri që luan në “EURO”, me 39 vjet e 134 ditë.
Kjo do të nënkuptonte se Pepe do të thyente rekordin e portierit hungarez, Gabor Kiraly, i cili në “EURO 2016” thyente rekordin që mbahej për 16 vite nga Lothar Matthaus.
Top pesëshen e përditësuar të lojtarëve më të vjetër të Kampionateve Europiane (në rast se Pepe e Ronaldo luajnë) e mbyll Morten Olsen i Danimarkës me 38 vjet e 308 ditë.
Ndërkohë, kjo është lista aktuale me 10 lojtarët më të vjetër që kanë luajtur në “EURO”, pa u zhvilluar ende ndeshja Çeki – Portugali: