Reperi i njohur, G-Bani, pati një rrugëtim të shkurtër në “Big Brother VIP 4” pas rikthimit në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ish-banori u largua pasi mori vesh për gjendjen shëndetësore të babait të tij.
Gjatë një prime, Ledion Liço hyri në shtëpinë e BBV 4 dhe i komunikoi se babai i tij ishte në spital. Liço shtoi se gjendja e tij shëndetësore ishte stabël, por G-Bani vendosi që të largohej menjëherë në mënyrë që të qëndronte pranë familjes së tij.
Ish-banori ka bërë herë pas here postime të ndryshme në lidhje me gjendjen shëndetësore të babait të tij, por sot ka postuar një fotografi kur ai ka qenë në spital.
Reperi ka treguar edhe arsyen se pse vendosi që të bënte publike këtë fotografi.
“Babi Ndoi, me datë 04 mars në Chelsea & Westminster Hospital. Publikoje më tha nëse do, nuk ka problem. Po e publikoj babush. Ja kam për detyrim produksionit, që nuk mbeti sharje pa u thënë nga konspiracionistët e orëve të vona, për fajin tim”, ka shkruar G-Bani krahas fotos së publikuar në “Instastory”.