Për herë të parë pas pavarësisë, Bosnja merr kontrollin e plotë të hapësirës së saj ajrore civile - Gazeta Express
string(96) "per-here-te-pare-pas-pavaresise-bosnja-merr-kontrollin-e-plote-te-hapesires-se-saj-ajrore-civile"

Gazeta Express

04/12/2019 22:06

Për herë të parë pas pavarësisë, Bosnja merr kontrollin e plotë të hapësirës së saj ajrore civile

Gazeta Express

04/12/2019 22:06

Për herë të parë që pas pavarësisë së saj, Bosnja do të marrë sot në mesnatë kontrollin e plotë të hapësirës ajrore civile të saj, deri tani e mbikëqyrur nga Kroacia dhe Serbia, njoftuan autoritetet lokale.

Në vitin 2014, ish-republika jugosllave, e pavarur që nga viti 1992, mori menaxhimin e fluturimeve nën 10 000 metra, që korrespondon me rreth 20 % të trafikut ajror, sipas ekspertëve.

Kontrollorët boshnjakë tani do të monitorojnë trafikun mbi 10 000 metra, tha Ofruesi i Shërbimit të Trafikut Ajror Boshnjak (BHANSA).

“Ne po hapim një kapitull të ri të hapësirës ajrore civile, si rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturë, pajisje dhe burime njerëzore”, tha për gazetarët shefi ekzekutiv i BHANSA-s, Davorin Primorac.

Ky ndryshim duhet të përfaqësojë një rritje prej rreth 35 milionë eurosh në taksat e mbledhura nga autoritetet boshnjake.

Advertisement
Advertisement
Advertisement