string(116) "per-te-qene-gati-per-cdo-skenar-ushtaret-amerikane-trajnojne-shoqaten-e-kerkim-shpetimit-per-zjarre-e-ndihme-te-pare"

“Për të qenë gati për çdo skenar”, ushtarët amerikanë trajnojnë Shoqatën e Kërkim-Shpëtimit për zjarre e ndihmë të parë

Lajme

Gazeta Express

29/04/2025 11:49

Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale-Lindje të misionit KFOR bashkë me anëtarët e Departamentit të Zjarrfikësve të Kampit Bondsteel, kanë organizuar një trajnim për Anëtarët e Shoqatës për Kërkim-Shpëtim të Kosovës, shkruan Gazeta Express.

Ky trajnim dy ditor është përqëndruar në menaxhimin e emergjencave, përfshirë shuarjen e zjarreve dhe ndihmën e shpejtë.

Lexo Edhe:

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të qëndruar i përgatitur për çdo skenar dhe për të mbështetur vazhdimisht të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.